“Nuk i rregullon dot asnjë trajner gabimet e Shqipërisë”! Arjan Peço tregon pikën e vetëm të dobët të Kombëtares: E shihni te gafa e Keidi Bares

Arjan Peço ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ku ka folur mbi ndeshjen e Spanjës dhe Shqipërisë. Pasi ka komplimentuar kuqezinjtë dhe trajnerin Reja, Peço ka folur edhe për pikën e vetme të dobët të Kombëtares, detajet. “Nuk dua ta përsëris si të gjithë, sigurisht që Shqipëria bëri një ndeshje shumë të mirë ndaj Spanjës, madje na kaloi nga pritshmëritë. Por nga ana tjetër ishin detajet që bëjnë diferencën dhe na kushtuan. Më pëlqeu shumë intervista e Rejës pas ndeshjes, tha se janë pikërisht këto detaje që po përsëriten dhe po vendosin shumë për ne.

Por për çfarë bëhet fjalë realisht? Jo vetëm Reja, por këto gabime nuk i rregullon dot asnjë trajner tjetër që drejton një Kombëtare, nuk jemi në klub. Pra bëhet fjalë për filozofinë dhe ndërtimin e një lojtari që nga akademia dhe në klube ku luajnë, mund të përmirësohen. Përshembull, Keidi Bare gaboi në pasim te goli i parë. Reja do t’i thoshte që të dërgonte topin në tribunë në atë rast. Por Keidi Bare është mësuar te Espanjoli që i kushtojnë vëmendje ndërtimit të lojës nga e para, jo vetëm shkatërrimi. Nga ana tjetër ekipe si Spanja të ushtrojnë presion dhe nuk të lënë as kohë dhe hapësirë për të menduar, duke të detyruar në këtë mënyrë që të gabosh. Por Baren e justifikoj për faktin se në atë mënyrë luhet te Espanyol. Shpresoj që të ketë një filozofi të caktuar te Kombëtarja”, tha Peco. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *