Videolojërat janë kthyer në një pjesë të rëndësishme të përditshmërisë, ku të rinjtë kalojnë me orë të tëra para Play Station apo Xbox. Por këtij trendi duket se nuk i shpëtojnë as vetë futbollistët, teksa shumë prej tyre shpenzojnë kohën e lirë duke luajtur FIFA. E megjithëse është thjesht një lojë, vlerësimi i lojtarëve në versionin e ri, FIFA 21, ka lënë të pakënaqur Romelu Lukakun.
Sulmuesi i Interit ka bërë një sezon të shkëlqyer me Interin, ku ka shpërthyer në gola. E pavarësisht kësaj, videoloja e famshme ka venodur t’i lërë të njëjtin vlerësim si vitin e shkaur, 85. Kjo ka sjellë edhe qejfmbetje te Lukaku, i cili ka shkruar në rrjetin e tij social në “Twitter” se kjo është e qëllimshme në mënyrë që futbollistët të ankohen dhe t’i bëjnë reklamë lojës së FIFA-s.
“Le të tregohemi të sinqertë. FIFA thjesht e dreqos me vlerësimet në mënyrë që ne lojtarët të fillojmë të ankohemi për lojën dhe t’i japim atyre më shumë publicitet. Nuk jam me këtë m**. E di se çfarë bëj”, shruan Lukaku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/