“Nuk i nxjerr lojtarët në fushë pa e kuptuar”, flet Sinan Idrizi: Nëse një lojtar infektohet në Vlorë, ligji më ndëshkon mua

Nga Klaudio Ndreca

Sinan Idrizi ka folur sa i përket rifillimit të kampionatit shqiptar dhe ka ngritur shqetësimet e tij për vazhdimësinë. Kështu administratori i Flamurtarit kërkon më tepër qartësi për rregullat sesi do të vendosen. Nëse një lojtar do të infektohej në Vlorë, duke marrë rastin më të keq, kush e merr përgjegjësinë? Kjo është pyetja që Idrizi ngre për “TvT”, madje duke u shprehur saktësisht se nuk e nxjerr ekipin në fushën e lojës pa i’u qartësuar kjo çështje.

“Nëse Ministria mua më jep garanci që nuk më ndodhë gjë, as lojtarëve të mi, por as të miqëve, nëse nuk më nxjerr mua si shkaktar të sëmundjes së dikujt tjetër, atëherë patjetër që nisim. Po unë nuk e nxjerr ekipin pa u qartësuar. Se nuk e di se çfarë do të thotë nëse infektohet dikush në lojë, pasi me ligje ndëshkohem unë si organizator.

Një lojtar përshëmbull sëmuret në Vlorë gjatë ndeshjes me Flamurtarin, kush do ta mbajë përgjegjësinë? Bashkitë nuk kanë shanse që të japin më lekë, pasi jemi në krizë, jemi në luftë apo jo? Ne themi kur do të fillojë kampionati, por atë po e pezullon Franca, po e pezullon nga Holanda. Çfarë humbje kemi ne nga e drejta televizive, çfarë humbje kemi ne nga biletat? Më thuaj që ta kuptoj”, shprehet Idrizi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online