Nuk i mjaftojnë as Mbapeja me Mesin, trajneri i PSG-së ia vë fajin mungesave për eliminimin: Nuk mund t’i ribëjmë ndeshjet

PSG-ja është eliminuar nga Liga e Kampionëve pas humbjes së dytë kundër Bajernit të Mynihut. Megjithëse me Kilian Mbapenë dhe Lionel Mesin të fushë, trajneri i klubit francez ia vë fajin mungesave për këtë eliminim. Në deklaratën e tij për mediat pas përfundimit të ndeshjes, Galtier është shprehur se kishte shumë mungesa në skuadër dhe tashmë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shohë përpara.

“Diferenca mes nesh dhe Bajernit? Disponueshmëria e forcës punëtore. Kishim shumë mungesa të rëndësishme në ndeshjen e parë dhe mungesa të rëndësishme në kthim. Nuk mund t’i ribëjmë ndeshjet. Duhet të shohim përpara”, ka thënë Kristof Galtier./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online