Sport Ekspres ka zhvilluar në mbrëmjen e djeshme një intervistë me trajnerin e Legias së Varshavës, Runjaic, para ndeshjes Poloni-Shqipëri. Mes pyetjeve të bëra, kishte edhe një provokim për teknikun e Legias.
“A mendoni se Polonia do të luftojë me Shqipërinë për vendin e parë apo me Çekinë për vendin e dytë?”. Ndërkohë përgjigja e trajnerit ishte: “Më pëlqen ky entuziazmi juaj që keni për Kombëtaren e Shqipërisë, por, fatkeqësisht, më duhet t’ju zhgënjej pak. Polonia është ekipi më i fortë i grupit, ka lojtarë klasi si Leëandoëski dhe Zielinski dhe kanë shumë lojtarë të rinj të talentuar si Jakub Kaminski. Prandaj ju duhet të jeni shumë të kënaqur nëse dilni në vendin e dytë”, tha Runjaic.
Kjo përgjigje e austriakut i ka kënaqur edhe në Poloni. Teksa shpërndajnë intervistën e “Sport Ekspres”, “Sportoëefakty” shkruan për lexuesit polak se Runjaic nuk i la të kënaqur aspak shqiptarët me mënyrën sesi është përgjigjur. /Sport Ekspres/