Nuk i kursen talljet, Antonio Kasano: Toti u dh** në brekë nga Covid-19, qendroi 10 ditë në shtëpi

Antonio Kasano ka pasur një bashkëbisedim me ish-futbollistin Bobo Vieri në një video live në rrjetin social “Instagram”. Natyrisht që futbolli ka qenë tema për të cilën dyshja ka folur, ndërsa nuk ka shpëtuar nga biseda e tyre as Françesko Toti. Kasano nuk ka nguruar të tallet me kapitenin legjendar të Romës, duke thënë se e bëri në të mbathura nga frika kur u infektua me Covid-19.

“Më thoshte që Koronavirusi nuk do e prekte. Po ai u dh** në brekë nga Covid-i. Qendroi në shtëpi për 10 ditë pasi u infektua“, ka thënë Antonio Kasano gjatë bashkëbisedimit me Vierin. Në diskutim ka hyrë edhe vetë Toti, por duke komunikuar nëpërmjet mesazheve. /Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *