Kur shorti i “Champions League” u hodh dhe Manchester City ra në të njëjtin grup me Atalantën, trajneri Guardiola u shpreh se nuk kishte ndjekur asnjë ndeshje të skuadrës italiane. Megjithëse kjo e fundit ishte një nga surprizat më të bukura jo vetëm të futbollit italian, por edhe të Europës.
Lojë e bukur, rezultate dhe lojtarë të rinjë. Gasperini kishte recetën e duhur për të lënë pas vetes edhe ekipe që kishin shpenzuar shumë, por edhe me histori të madhe. Trajneri i Atalantës ia ka kthyer përgjigjen teknikut të Manchester City-t, duke i shpallur luftë të hapur:
“Nuk ka parë asnjë nga ndeshjet tona Guardiola? Po, ai ka për të na parë tani ne, pasi edhe ndeshja po afron. Ne nuk i vendosëm asnjëherë qëllime vetes. Tifozët duhet të jenë gjithmonë krenarë për mënyrën sesi Atalanta i luan ndeshjet. Ia kushtoj suksesin gruas sime, që emocionohet më shumë se unë, por edhe qytetit të Bergamos”, tha Gasperini. /Sport Ekspres/