Në këto ditë Safet Gjici ka krijuar jo pak polemika duke u shprehur se ekipe të ndryshme po i’a lehtësojnë rrugën Tiranës drejt titullit. Por në këtë mendim nuk është Redi Jupi, që e sheh tërësisht ndryshe këtë situatë.
I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këtë çështje. Megjithëse nuk e fsheh faktin se ka qenë skeptik për ngritjen e bardhebluve, por në këtë pikë ku ndodhen nuk mund të flitet për aleanca duke parë shifrat që po vijnë nga fusha e blertë.
“Unë për vete nuk i kam besuar ndonjëherë këto ngritjet nga hiçi. Por le të ndalemi pak te Tirana, që ka shënuar 56 gola dhe është mbrojtja e dytë më e mirë. Sado që mund t’ia shtrosh rrugën, por me ndihmë mund të shënohet një gol ose dy. Pra mund të fitohej ndaj Bylisit në shifrat 0-1, por jo aq lehtë. Ndaj Luftëtarit mund të fitohej me rezultatin 0-2, por jo 0-5. Kam qenë spektik në fillim, duke parë situatën e Tiranës në dhjetor, nuk mund të ndihmohet me këto lloj shifrash që janë fitoret”, tha Jupi. /Sport Ekspres/