Tashmë ka shkuar 1 vit nga ndërrimi i jetës së ikonës të boksit shqiptar, Skënder Kurti. Ngjarja që do të trishtonte gjithë sportdashësit në Shqipëri teksa Kurti humbi betejën me Koronavirusin në nisjen e kësaj pandemie, pasi do të ishte viktima e 21 e saj në vendin tonë.
Kurti qëndroi aktiv në boks duke qenë për 30 vite trajner, për të drejtuar Tiranën dhe Kombëtaren Shqiptare. Ndërkohë Tirana e ka rikthyer sërish në vëmendjen me një banderolë që është hapur në “Air Albania” dhe do të qëndrojë përgjatë përballjes kundër Apolonisë. /Sport Ekspres/