Nuk gjendej as në stolin e Fulham kundër Aston Villa, Armando Broja reagon në rrjetet sociale dhe tregon arsyen

Në ditën e sotme, Fulham është duke u ndeshur kundër Aston Villa. Një tjetër takim që është i vlefshëm për Premier League. Megjithatë, për fatin e keq, Armando Broja nuk është grumbulluar për këtë takim.

Për të shuar çdo polemikë, ishte edhe sulmuesi shqiptar që reagoi me një postim në rrjetet sociale. “Është ndjesi e keqe që të humbasësh ndeshjen e sotme për shkak të sëmundjes, i uroj fat Fulhamit dhe djemëve të ekipit, shpresoj për 3 pikë sot”, shkruan Broja, i cili i prekur nga viroza gripale nuk mundi dot që të luante kundër Aston Vila. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online