Marash Kumbulla do të largohet nga Roma në merkaton e janarit. Kjo aventurën e mbrojtësit shqiptar te kryeqytetasit nuk shkoi ashtu siç ishte pritur në fillim. E ndikuar edhe për shkakun e dëmtimeve dhe prekjes nga COVID-i, Kumbulla u kthye me një marsh më pak te Roma dhe larg shkëlqimit te Veronës.
Në kohët e fundit të Foneskës do të provonte stolin, ndërsa me Murinjon e ka parë më pak fushën se pankinën. Mediat italiane raportojnë se portugezi e ka nxjerrë në listën e largimeve dhe në janar do të ketë revolucion të vërtetë te Roma. Nga krahu tjetër, Juric nuk fshihet më dhe po e pret Marash Kumbullën me krahë hapur dhe duke i siguruar fanellën e titullarit te Torino. /Sport Ekspres/