E FUNDIT/ Vllaznia fiton mes dramës dhe rikthen gjendjen kritike te Partizani, Skënderbeu mund Egnatias në ndeshjen direkte

Ndeshja më e rëndësishme e javës ishte ajo mes Vllaznisë dhe Partizanit. Shkodranët kanë fituar me shifrat 1-0 falë golit të Latifit. Ekipi i Brdaric e dominoi Partizanin edhe në lojë, ndërsa pas gjuajtjes së fortë të Gurishtës, Latifi dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e fundit të pjesës së parë Vllaznia i shkoi fare pranë golit të dytë. Ishte sërish Gurishta që me një goditje të fortë hasi reagimin e Teqja, ndërsa më pas topi shkoi në shtyllë. Në të 65 Krymi doli me karton të kuq pasi i hoqi mundësinë e golit të barazimit Carës si lojtar i fundit. Pas kësaj fitore Vllaznia ka rikthyer gjendjen kritike te Partizani. Të kuqtë janë 12 pikë larg Tiranës kryesuese dhe kalendari është malore e vërtetë pasi kryeqytetasit do të përballen me Dinamon, Kukësin dhe Tiranën.

Skënderbeu ka arritur që të fitojë me shifrat 2-0 ndaj Egnatias. Një pjesë e parë me shumë raste nga të dy ekipet, por në fund fitoi futbolli dhe asnjë prej skuadrave. Kështu pas rrjetave të paprekura, korçarët kaluan në avantazh me nisjen e së dytës. Pas goditjes me kokë të Vitija, Mensah nuk e kishte të vështirë që të shënonte me portën e boshatisur. Në minutat e fundit ishte Elvi Berisha me ekzekutimin perfekt që qetësoi korçarët duke i çuar në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Egnatia. /Sport Ekspres/

Skënderbeu-Egnatia 2-0 Mensah 50′, Berisha 88′

Skënderbeu: Rexhipi, Zguro, Vitija, Sadriu, Bajrami, Meksi, Junior, Vangjeli, Mara, Berisha, Mensah

Egnatia: Djuric, Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Iseni, Guilherme, Çyrbja, Imeri, Valport, Magani

Vllaznia-Partizani 1-0 Latifi 27′

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Dianje, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Hoxha, Da Silva, Latifi, Gjurgjeviç

Partizani: Teqja, Gligorov, Belica, Sembene, Musta, Rrapaj, Kaçe, H.Marku, Mala, Stenio Junior, Cara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online