Çelsi ka vendosur një shifër të panegociueshme 60 milionë paund për mesfushorin francez, Ngolo Kante. Real Madridi është mjaft i interesuar për kampionin e botës, por duhet të paguajë shifrën e lartë të 29 vjeçarit, shprehet gazeta angleze “Football Insider”.
Sipas raportimeve, për shkak të Fair Play-t financiar, trajneri Lampard mund të jetë i detyruar ta lejojë mesfushorin kryesor të skuadrës të largohet. Në rast se marrëveshja me Realin e Madridit nuk do të arrihet, dy skuadrat italiane, Inter dhe Milan janë gjithashtu të interesuara për të marë shërbimet e lojtarit, por me të njëjtën vlerë të kartonit. Ndërsa për në Angli, “blutë e Londrës” kanë tjetër standard, pasi nuk janë të gatshëm ta shesin lojtarë për më pak se 70 milionë stërlina./Elio Hajdai-sport Ekspres/