Ekskluzive/ 9 gola në 11 ndeshje! Sulmuesi i momentit nuk i bashkohet Shqipërisë, nuk e lënë nga Finlanda

Alban Bushi ka publikuar listën e Shqipërisë U-21 ditën e sotme, që ishte e mbushur me plot talente premtues për të ardhmen. Në sy binte edhe emri i sulmuesit të momentit në Finaldë, Albion Ademit. Ky i fundit ka shpërthyer me skuadrën e Mariehamn, ku numëron 9 gola në 11 ndeshje të zhvilluara.

Por kur të gjithë prisnim me padurim të shikonin të bënte të njëjtën gjë edhe me fanellën kuqezi një lajm i keq vjen nga Finlanda. “Sport Ekspres” mëson se 21-vjeçari nuk do të mund t’i bashkohet Shpresave të Bushit. Ekipi finlandez nuk e lejon Ademin të vijë në Shqipëri, teksa i frikësohet situatës nga Covid-19. Sulmuesi është në formë të jashtëzakonshme dhe te Marienhamn nuk dëshirojnë t’ja ndalë hovin në asnjë mënyrë, për këtë arsye dëshiron ta mbajë në Finlandë./Halit Delibashi-sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online