“Nuk flas se më dënojnë”/ Në Itali nuk i tolerojnë ironitë e Murinjos, fjalët kushtojnë për portugezin

“Nuk flas se përndryshe do më dënojnë për ndeshjen e radhës”, ky ishte komenti i Zhoze Murinjos fill pas ndeshjes Roma-Milan. “Special one” ka ironizuar arbitrin Mareska, ndaj të cilit ka pasur pakënaqësi për mënyrën se si ndau drejtësinë përgjatë 90 minutave.

Por në Itali nuk i tolerojnë ironitë e teknikut luzitan, teksa fjalët kanë nisur të kushtojnë për të. Disiplina italiane e ka dënuar Murinjon me një gjobë prej 10 mijë eurosh për qendrimin e tij ironik pas ndeshjes mes Romës dhe Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *