“Nuk fiton Tirana derbi, sa të jem unë”/ Kur humori kthehet si premtim, Tirana luan për gjithçka

Sot bëhen saktësisht 2060 ditë që nga momenti kur presidenti Gaz Demi, në 8 dhjetor të 2014, në ekstazën e një derbi të fituar u zotua në humor e sipër se Tirana nuk kishte për të fituar derbi sa të ishte ai në krye të të kuqëve.

Vitet kaluan dhe tashmë jemi në 29 shtator të vitit 2019. Mesa duket, humori i presidentit e ka tejkaluar imagjinatën e të gjithëve, duke u kthyer si një premtim. Një ndër arsyet e shumta që Tirana luan në ditën e sotme, është për të mbyllur edhe këtë çështje.

Në duelin në distancë mes klubeve, padyshim që presidenti Demi ka një kartë të fortë për të përdorur, nëse Partizani del si i pamposhtur edhe në përballjen e sotme. Por ajo që i druhen të gjithë te bardheblutë është një rrëzim në të gjitha drejtimet, por kryesore në aspektin psikologjik, nëse vjen një tjetër dështim ndaj Partizanit, për të hedhur poshtë gjithë nisjen e vrullshme të këtij kampionati. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online