Rezart Dabulla ka komentuar situatën e Tiranës pas humbjes së fundit që kanë marrë bardheblutë në përballjen ndaj Kukësit në shifrat 1-2. Në një intervistë për “Fax Sport”, ish-lojtari i kryeqytetasve është shprehur se fitorja në derbi me Partizanin do të shuante gjithë tymnajën e fundit. Gjithashtu duke bërë edhe llogarinë për të dalë te titulli kampion, që do të isha dhurata më e mirë për 100-vjetorin e ekipit.
“Tirana ka luksin për ta humbur titullin. Sigurisht që ne dashamirësit e këtij klubi nuk do e dëshironim, por futbolli nuk parashikohet. Luanin për dy rezultate ndaj Kukësit, por janë mundur dhe ekipi kundërshtar luajti bukur. Gjithsesi Tirana ka shumë shanse që të shpallet kampion. Në këto dy ndeshjet duhet të marrë minimumin dy pikë, pastaj të fitojë dy të tjerat që i ka disi më të lehta.
Një fitore në derbi do të bënte që të harroheshin të gjitha këto që ndodhën.Sigurisht që ka ndikuar shumë ajo që ndodhi në Ballsh ku pati aludime për tolerime. Për aq sa e njoh unë Tiranën është larg këtyre pazareve. Tirana nuk fiton dot titullin ndaj Partizanit?
Po nuk ka problem, me rëndësi është që të fitohet për moral, për ekipin dhe për të shuar këtë tymnajën. Tirana e mund Partizanin, por edhe Partizani ka shanset e tij se në shumë derbi kanë fituar ekipet më pak të favorizuara sepse vendosin zemrën në fushë”, tha Dabulla. /Sport Ekspres/