“Nuk falen gabimet”! Trajneri i Greqisë e di rëndësinë ndaj Kosovës, fitorja është i vetmi opsion

Kosova surprizoi të gjithë me fitoren ndaj Gjeorgjisë dhe tashmë djemtë e Bernard Challandes shkojnë me motivim të lartë në ndeshjen e sotme ndaj Greqisë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Edhe pse dardanët u paraqitën mjaft mirë në ndeshjen e fundit, tek Greqia nuk e diskutojnë fitoren ndaj Kosovës.

Trajneri i Greqisë, John Van’t Schip deklaroi se ndaj Kosovës nuk falen gabimet, prandaj duhet kujdes maksimal.

“Ne kemi luajtur kundër një kundërshtari të fortë si Zvicra, por mendoj se jemi në formë të mirë dhe me mentalitetin e duhur para ndeshjeve kundër Kosovës dhe Suedisë. Ndaj Kosovës nuk falen gabimet, duhet kujdes maksimal”- u shpreh trajneri i Greqisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online