“Nuk është turp ta pranosh”/ Ceferin letër zyrtare FIFA-s, kërkon ndryshimin e rregullit për prekjen e topit me dorë

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, nuk është i kënaqur me rregullin aktual mbi prekjen e topit me dorë. Ndryshimi i bërë vitin e shkuar nuk po rezulton të japë efektet e dëshiruara, për këtë arsye qeveria europiane e futbollit kërkon rishikimin e këtij rregulli. Fuqia e vendimmarrjes i takon vetëm FIFA-s, prandaj Ceferin ka vendosur t’i dërgojë një kërkesë zyrtare presidentit Infantino. Kreu i UEFA-s shpjegon arsyet përse duhet riparë ky rregull, ndërsa në fund thekson se nuk është aspak turp të pranosh se vendimet e marra nuk i kanë përmbushur objektivat e tyre.

“Fryma e lojës duhet të ruhet në çdo kohë. Unë besoj se kthimi te formulimi i mëparshëm, ndoshta i rishikuar dhe integruar nga një dispozitë e cila nuk lejon që golat të shënohen me një dorë/krah, është një opsion që duhet të merret parasysh.

Ndodh shpesh që topi godet aksidentalisht duart ose krahët e lojtarëve, por fryma e ligjit është e qartë se, këto raste janë të pashmangshme, ato nuk duhet të dënohen në mënyrë që të shmanget fragmentimi i tepërt i lojës dhe madje edhe për të lejuar situata të rrezikshme të vendosin rezultatin e ndeshjeve. Përdorimi i VAR në shumë gara thjesht ka përkeqësuar problemin dhe i shtyn gjyqtarët dhe mediat të rishikojnë çdo situatë, me efekte paranojake dhe rezultate të diskutueshme

Krahët janë pjesë e trupave të angazhuar dinamikisht në përpjekje atletike dhe lëvizja e tyre është e nevojshme për të ruajtur ekuilibrin e trupit, për ta bërë përpjekjen të suksesshme dhe për të shmangur dëmtimet. Ka shumë prova që mbrojtësit janë të detyruar në ditët e sotme të marrin pozicione “të panatyrshme” thjesht për të shmangur rrezikun për të parë dorën / krahun e tyre të goditur aksidentalisht nga topi dhe të pranojnë një goditje dënimi.

Ekzistojnë gjithashtu mjaft situata kur duart / krahët e ekspozuar jashtë profilit të trupit në lëvizje që kuptohet se janë natyrore, të paqëllimshme dhe të pashmangshme janë ndëshkuar me goditje dënimi. Ky nuk është shërbim i mirë për lojën.

Nuk ka turp të pranosh që ndonjëherë vendimet që merren për të mirën nuk i arrijnë objektivat e tyre dhe duhet të rishikohen”, shkruan Ceferin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online