Kohët e fundit u përfol për një kalim të Gentian Selmanit drejt gjigantëve turq, Fenerbahçe. Por këto nuk janë thjesht zëra merkatoje dhe këtu vlejnë vetë fjalët e trajnerti të Menemensporit. Cenk Laleci konfirmon gjithçka në një prononcim për “TRT Sport”, ku shprehet se Selmani dhe Murat mund t’i bashkohen nëndetëses së verdhë.
“Selmani dhe Murat mund të transferohen te Fenerbahçe. Mendoj se Selmani do të kontribuojë për Fenerbahçen. Murat është një lojtar shumë i ri dhe me një potencial të lartë“, ka thënë tekniku i klubit turk.
Një transferim i tillë do të ishte një hap i madh për portierin shqiptar, që vetëm një vit më parë ishte pjesë e Laçit në Superiore. Por me paraqitjet e mira dhe me sigurinë që ka treguar në katërkëndëshin e Menemensporit këtë sezon i ka hapur shumë dyer vetes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/