Nuk është stërvitur sa të tjerët! Si historia e Rejës me Brojën, edhe Ten Hag lë në stol Cristiano Ronaldo-n

Cristiano Ronaldo së fundi i është bashkuar skuadrës së Manchester United dhe në ndeshjet përgatitore për sezonin e ri ka luajtur vetëm 45 minuta futboll. Portugezi më në fund u paraqit në Old Trafford javën e kaluar. Për shkak të impenjimeve personale, ai humbi shumicën e përgatitjeve dhe kjo do t’i kushtojë në fillim të sezonit të ri.

Trajneri i Djajve të Kuq, Erik ten Haag, vendosi që portugezi ta nis sezonin e ri në stol. Përballë tij do të ketë përparësi treshja që luajti gjatë përgatitjeve, Jadon Sancho, Marcus Rashford, Anthony Martial.

Një histori që na rikujton kritikat e shumta drejt Rejës sa i përket lënies në stol të Armando Brojës ndeshje më parë, kur sulmuesi bënte vetëm një stërvitje me Kombëtaren dhe të gjithë e prisnin që të luante titullar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online