“Nuk është qameti nëse mbyllet Superiorja”, Martini flet prerë: Nuk e harroj qeverinë me Kombëtaren, tani t’i mbajmë larg

Nga Klaudio Ndreca

Të parët për të qenë aty dhe për të marrë pak nga suksesi i arritur në futboll, por të fundit për të dhënë një dorë kur gjendesh në vështirësi. Kjo është në mënyrë të përmbledhur historia e politikës me sportin në Shqipëri, që i ka trajtuar të gjitha klubet dhe futbollistët si të ishin “të njerkës” duke thënë se nuk deklarojnë pagat e tyre, por e ardhur kjo kritikë e fortë në një nga shtetet që ka më shumë informalitet në Europë.

Mbi këtë çështje ka folur edhe trajneri i Teutës për “Sport News”, Edi Martini, që ka këshilluar tani që politikanët të mbahen larg sa herë do të ketë suksese në të ardhmen me futbollin e luajtur. Gjithashtu thuhet se duke parë vështirësinë e gjendjes nga Koronavirusi, mbyllja e Superiores nuk duhet të mendohet si qamet.

“Momentalisht jemi mirë falë Zotit dhe djemtë janë në gjendjen e duhur. Është shumë e vështirë sa i përket stërvitjes dhe ne i kontrollojmë me anë të “Whats App”, por nuk mund të mbahet ritmi si në kohët e zakonshme.

Jam shumë skeptik sa i përket rifillimit të kampionatit pasi kur diskutohet në të gjitha shtetet e botës duke përmendur Gjermaninë dhe Anglinë që kanë rregullt e disiplinë, tek ne këto gjëra dyshojë. Ne në Shqipëri jemi në dorën e Zotit dhe duhet të kemi shumë kujdes sepse është jeta e lojtarëve. Unë jam pro ndeshjeve, por duke parë situatën e fundit dhe sidomos në Shkodër, nuk do të ishte qameti i madh nëse do të mbyllej Superiorja.

Qeveria ka qenë për futbollin vetëm atëherë kur Kombëtarja jonë na bën krenar. Vetëm atëherë politikanët tanë dalë në tribuna, shkojnë nëpër stadium, shikojnë ndeshjet. Unë nuk e harroj kthimin e Kombëtares tonë nga Franca që iu bë një pritje madhështore nga kryeministri, nga ministri e të gjithë me radhë. Por duhet të kenë parasysh që jo vetëm në kohë të mira duhet të jesh pranë tjetrit. Është duke bërë një gabim të madh. Tani edhe futbolli duhet ta ketë parasysh që në rastin e fitoreve, shkuarjes në Europian apo ndeshjeve të mëdhaja, t’i mbajnë largët politikanët. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online