“Nuk është për skuadrën”, Marota nxjer në shitje Eriksenin që në janar

Eriksen u transferua tek Interi me shpresën se do të mbyllte boshllëkun e viteve me radhë që kjo skuadër ka patur në mesfushë. Lojtari pëlqehej shumë nga Conte, i cili bëri të pamundurën për ta blerë nga Totenhami, megjithatë pritshmëritë e mëdha nuk u bënë asnjëherë realitet.

Mosmarrëveshjet mes mesfushorit dhe Contes mbi filozofinë dhe e lojës ishin të shumta, duke bërë që trajneri italian të mos ta aktivizojë shpesh Eriksenin.

Drejtori sportiv i Interit, Bepe Marota, e ka shprehur hapur ditën e djeshme se Eriksen do të jetë në listën e transferimeve në Janar, pasi nuk është i vlefshëm për skuadrën.

“E kemi bërë të qartë që janë disa lojtarë në listën e transferimeve. Këta janë ata lojtarët që duan të luajnë më shumë dhe ne u japim mundësinë të gjejnë një ekip të ri. Eriksen është në listën e transferimeve dhe Ausilio ma konfirmoi këtë. Ai ka dështuar të përshtatet në skuadër. Nuk është funksional për skuadrën.

Nuk dua aspak të dyshoj mbi profesionalizmin e tij, por është një situatë që ai duhet të luajë më shumë, por ne nuk mund t’ia ofrojmë.”- u shpreh drejtori sportiv i Interit.

Alternativa kryesore e Eriksenit mund të jetë Arsenali, teksa trajneri Mikel Arteta ka deklaruar disa herë se do ta blinte me kënaqsi një lojtar me aftësitë perfekte që danezi zotëron. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *