Brajan Gruda është transferuar në radhët e Brightin-it. Lojtari me origjinë shqiptare shkëlqeu sezonin e shkuar me fanellën e Mainz-it në Bundesliga, duke ngjallur interesin e disa prej klubeve më të njohura në Gjermani dhe në Europë. Megjithatë, në fund firmën e tij arriti ta siguronte Brighton-i. Trajneri i klubit anglez i ka thurur elozhe 20-vjeçarit, duke shfaqur hapur pritshmëritë e mëdha që ka për të.
“Nuk do ta thoja që është një gjerman tipik. Ai ka aftesi të mahnitshme me topin. Është si një djalë nga rruga. Atij i pëlqen të driblojë, ta jetë topin në këmbë. Mund të bëjë gjëra të veçanta si të gjithë sulmuesit tanë, që mund të bëjnë diferencën bë një ndeshje të barabartë. Sigurisht që duhet t’i japim kohë Brajanit. Ai vjen nga Gjermania. Është shumë i ri. Këtu është një kulturë tjetër. Premier League-a është liga më e fortë në botë. Kështu që do të përpiqemi ta inegrojmë sa më shpejt të jetë e mundur. Do t’i japim të gjithë mbështetjen që i nevojitet, si të gjithë lojtarët e tjerë, dhe do të përpiqemi ta përmirësojmë dhe ta bëjmë gati për Premier League-n”, ka deklaruar Fabian Hurzeler-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/