Nuk është më vetëm derbi i Romës, Kumbulla do të ndryshojë tifozët e Romës për Shqipërinë

Nga Klaudio Ndreca

Derbi i Romës do të jetë edhe i Shqipërisë! Të paktën për këtë sezon të ri që do të nisë në Seria A, ndeshja mes Lacio dhe Romës do të shihet me vëmendje të madhe në vendin tonë po aq sa edhe në shtetin fqinj të Italisë.

Tek lacialët jemi mësuar gjithmonë që të shohim lojtarë shqiptarë, por këtë herë do të kemi edhe Vedat Muriqin. Një sulmues me potencial të madh dhe që ka vëmendjen e të gjithë opinionit sportiv, për të parë nëse do të përmbush pritshmëritë. Gjithashtu edhe Strakosha pritet të jap gjithçka nga vetja kur vendi i titullarit i rrezikohet më shumë se kurrë pas afrimit të Pepe Reinës.

Por nga krahu tjetër vjen edhe risia më e madhe, Marash Kumbulla. Tifozët e Romës e kanë ngacmuar shpeshherë Lacion duke ofenduar edhe shqiptarët, për shkakun e origjinës së futbollistëve që kishte në përbërje dhe sigurisht drejtuesin e saj sportiv, Igli Taren. Por këtë herë Roma do t’i bazojë shpresat dhe të ardhmen e saj mbi shpatullat e një lojtari shqiptar e me prespektivë të madhe si Kumbulla. Pra këtë herë do të evitohen banderolat ofenduese karshi shqiptarëve nga ana e tifozëve të Romës dhe do të kemi mundësinë të shijojmë derbin që tashmë na përket edhe ne. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *