“Nuk është më punë trajneri”! Muller nuk përmban gjuhën pas humbjes me Leverkusen: Lojtarëve tanë u mungojnë bo..t në ndeshje

Muller ka shpërthyer si kurrë më parë pas humbjes nga Leverkusen. Makineria e Xabi Alonso ka marrë një tjetër fitore, këtë herë duke mundur me shifrat 3-0 Bayern Munchen. Menjëherë pas takimit, Muller ka dalë në intervistën për mediat dhe ka folur me grintë dhe pasion, duke mos përmbajtur gjuhën.

“Janë shumë gjëra që po tregohen nga fusha. Të jem i sinqertë, jam i inatosur shumë. Po them një shprehje të Oliver Kahn: “Ajo se çfarë më mungon nga lojtarët e mi, janë bo..t në fushë. Ne jemi më mirë në stërvitje. Është në rregull të ndiesh presionin, por këtu duhet të ketë energji, kjo na mungon. Ndonjëherë duhet të flasim pak për lojtarët, nuk është më punë trajneri. Kemi shumë lojtarë që luajnë në nivele të larta që duhet të ngrenë nivelin në ndeshje”, tha Muller. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online