Nuk është më aludim, Partizani “dorëzohet” dhe kthen Esat Malën në lojën e nervave

Partizani duket se është “dorëzuar” dhe ka lënë pas krenarinë, ashtu siç edhe duhej në fakt, për të mirën e klubit. Para derbit me Tiranën, sot është stërvitur me ekipin e parë edhe Esat Mala.

Që kur erdhi Sormani kërkohej me çdo kusht që ky futbollist të thirrej me skuadrën e parë, por kishte probleme të hershme. Disa javë më parë Gaz Demi u shpreh se Partizani vlen më shumë se një lojtar, për ta drejtuar gishtin nga Mala.

Por të gjithë e pamë se pa të në fushë, të kuqtë humbnin shumë nga vlerat e tyre. Transferimi pritej të bëhej në janar, por Mala ka vazhduar me ekipin e dytë të Partizanit dhe mesa duket largimi do të vijë në verë, atëherë kur i skadon edhe kontrata. Ndërkohë sipas të gjitha gjasave, Mala do të jetë pjesë e Partizanit kundër Tiranës për të dhënë sërish kontributin e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online