Partizani është duke bërë planin e sezonit të ri dhe gjithçka nis me trajnerin e ri. Të kuqtë vendosën që të mbyllin bashkëpunimin me Orges Shehin, ndërsa tani është piketuar njeriu që pritet të drejtojë skuadrën në vazhdimësi.
Nuk është Ilir Daja, një emër që përflitet shpesh në mediat shqiptare, por sipas Supersport, bëhet fjalë për Ivan Gvozdenovic. Trajneri është kontaktuar dhe i ka treguar Partizanit se nuk mund të marrë vendim pasi është në drejtimin e Skënderbeut dhe në kontratë me korçarët. Tanimë kryeqytetasit do të bisedojnë me Ardjan Takajn, atje ku do të vendoset përfundimisht nëse Gvozdenovic do të kalojë te Partizani apo jo. /Sport Ekspres/