Kukësi-Partizani është mbyllur në shifrat 0-1 në pjesën e parë. Goli i vetëm i takimit deri tani ka ardhur nga ana e Tedi Carës. Ky i fundit realizoi një perlë të vërtetë nga goditja e dënimit. Menjëherë pasi nisi festimin, një shishje ujë fluturoi drejt syrit të Carës, duke e dëmtuar seriozisht.
Mjekët vendosën se lojtari duhet të dilte jashtë fushës dhe Kolela kreu një zëvendësim të detyruar. Ndërkohë menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë, Hadroj u shpreh mbi rastin në fjalë në Oversport: “Nuk duhet të ndodhin këto gjëra, i prish bukurinë futbollit. Nuk është hera e parë që ndodh në Kukës kjo gjë. Megjithatë keni edhe rastin e atij djalit të Tiranës, Qefalia, që u dëmtua rëndë”, tha Hadroj. /Sport Ekspres/