“Nuk është habi që Real Madrid kërkon Mbape”, mesfushori i madrilenëve “në sparkatë”: Vetëm 20% e atyre kanë ardhur

Mesfushori i Realit të Madridit, Toni Kroos ka dhënë një intervistë për median spanjolle “RTVE”, ku ndër të tjera diskutoi për mundësinë e transferimit të Mbappe tek kampionët e Spanjës. Sipas tij, nuk ka asgjë për tu habitur mbi insistimin e drejtuesve madrilenë për të blerë francezin, pasi është një sulmues i klasit botëror.

“Gjithçka varet nga gjendja e kontratës së tij, por nuk shoh habi pse Real Madridi e kërkon atë, ai është një lojtar klasi. Megjithatë, në 8 vitet e mia tek Reali i Madridit, vetëm 20% e lojtarëve të përfolur kanë ardhur këtu”- u shpreh mesfushori gjerman i Realit të Madridit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online