“Nuk është e lehtë të shënosh 5 gola“, Duka i lumtur pas finales së Superkupës: Fillimi i një tradite të re

Tirana ka marrë në duart e saj trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Bardheblutë kanë mposhtur me rezultatin 3-2 Vllazninë në stadiumin “Air Albania“. Një finale mjaft e bukur, që prodhoi shumë gola dhe emocione. Pas përfundimit të kësaj ndeshjeje, Armand Duka ka dhënë një prononcim për mikrofonin e “Oversport“-it, ku ka vlerësuar nivelin e lartë të ndeshjes së sotme.

“Jam i lumtur që sot u kthyem në futbollin vendas. Ndeshja në përgjithësi ishte shumë e bukur. Kishte mobilizim maksimal nga të dyja skuadrat. Pati 5 gola, që nuk është e lehtë t’i shënonsh në kampionatin shqiptar, që është një kampionat i kujdesshëm. Superkupa në dhjetor? Superkupa është më mirë në këtë sezon. Në gusht kishte më pak vëmëndje, futbollistët nuk ishin shumë të përgatitur dhe ndeshja nuk kishte të njejtin nivel. Ishte fillimi për një lloj tradite, por edhe për ta komerçalizuar edhe më shumë dhe që ekipet të fitojnë edhe më shumë të ardhura“, ka deklaruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *