Gëzim Sinemati ishte i ftuar në “Procesi Sportiv” atje ku ka folur për Dinamon e këtij sezoni. Duke parë luhatjet e mëdha të kryeqytetasve, Sinemati është shprehur se trajneri Shkëmbi është i privilegjuar që ka ende besimin e drejtuesëve, duke sjellë rastin e shkarkimit të Maganit nga Egnatia.
“Shkëmbi tha se dy ndeshje të këqija nuk i kanë bërë. Por edhe një po një jo, nuk është Dinamo. Shkëmbi duhet të falënderoj pasi Maganin e hoqën për gjëra që te Egnatia nuk arrihen dot kurrë. Ndërsa Shkëmbin e presin dhe e mbështesin, është shumë i privilegjuar. Do të doja që të gjithë ekipet të pësojnë 15 gola në 3 ndeshje dhe të mos i humbet besimi.
Por kjo është kultura e re e Dinamos. Kur Dinamo u ngjit në Superiore, hoqi 22 veta dhe u tha se ishte koha për të ikur, se ishin për baltën e Kategorisë së Parë. Shkëmbi e përsëriti shumë herë: “Burra, burra”. Duhet thënë futbollistë, jo burra. Lë përshtypjen se kanë humbur burrërinë në fushë”, tha Sinemati. /Sport Ekspres/