“Nuk është dështim, ka edhe netë si kjo”, Alegri nuk e bën dramë eliminimin: Bie që të grihesh, kemi një Europa Ligë për të fituar

Juventusi është eliminuar nga grupet e Ligës së Kampionëve, por Masimiliano Alegri nuk e bën dramë. Në deklaratën e dhënë pas humbjes së mbrëmshme kundër Benfikës, trajneri italian është shprehur se nuk kemi të bëjmë me një dështim. Alegri i bën thirrje lojtarëve që eliminimin ta kthejnënë inat për të ecur përpara në kampionati.

“Duhet të lëmë mënjanë eliminimin që na lëndon, jemi të zhgënjyer. Por tani duhet të mendojmë për ligën dhe Leçen. Ne duhet ta kthejmë eliminimin në zemërim. Sonte duhej të qëndronim brenda lojës, edhe nëse eliminimi ishte pjekur në ndeshjet e mëparshme. Nuk është dështim. Ka edhe nga këto mbrëmje, ka edhe disfata. Duhet të jetë mundësia për t’u rikthyer në ligë.

Na vjen keq dhe jemi të inatosur, por eliminimi nuk është erdhi sot, por në garat e mëparshme. Ne duhet të reagojmë, kemi një kampionat për të luajtur, ka një Europa League për tu fituar. Nga nesër duhet vetëm të kthehemi në punë. Dështimi është gjë tjetër. Në futboll ka gjëra të tjera. Bie të ngrihesh, nesër do të duhet të punojmë për të menduar për kampionatin”, ka deklaruar Masimiliano Alegri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *