Nuk erdhi te Shqipëria, batuta e Ivan Balliut ngre diskutime: Më shumë shokë kisha te Spanja se te Shqipëria

Ivan Balliu zgjodhi që të mos vijë te Shqipëria për ndeshjet e shtatorit. Futbollisti që është pjesë e Vallecano në La Liga ka thënë se është i dëmtuar dhe nuk ndihet mirë, por nga ana tjetër vazhdon që të luajë në elitën e futbollit spanjoll dhe paraqitjet kanë qenë të nivelit të mirë.

Pra kjo tregon se Balliu nuk ka asnjë shqetësim. Si për të vazhduar në linjën e polemikave, së fundmi mbrojtësi ka dhënë intervistë për mediat spanjolle. Kur pyetet në lidhje me ndeshjen e dikurshme Spanjë-Shqipëri, Balliu mes të qeshurave shprehet: “Unë më shumë shokë kisha te Spanja sesa te Shqipëria”, u shpreh Balliu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *