“Nuk erdha aksidentalisht këtu”, Ernest Muçi u tregon polakëve për veten: Niveli im bëri që Legia të interesohej për mua

Ernest Muçi ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të Legias së Varshavës. Sulmuesi shqiptar u tregon polakëve më tepër rreth tij, teksa duket i vetdijshëm për aftësitë që zotërin. Ish-lojtari i Tiranës është shprehur se nuk ka mbërritur rastësisht në radhët e Legias, pasi ishte niveli i tij që i tërhoqi vëmendjen klubit të njohur polak.

“Sa herë që dal në fushë, jap gjithçka. Nuk kam asnjë problem me besimin. Unë besoj fort në aftësitë e mia. E di që nuk erdha këtu aksidentalisht. Niveli im bëri që Legia të interesohej për mua dhe tani dua t’ia kthej klubit. E di që me ngjyrat e Legias mund të jem një lojtar edhe më i mirë. E ndjej në çdo hap të rrugës”, është shprehur Ernest Muçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *