“Nuk e shoh veten te Kombëtarja e Shqipërisë”, flet Nwabueze: Doja të ikja me avionin e fundit, dua të arrij Ronaldinjon dhe Drogban

I ftuar në emisionin “Fan Zone” ishte sulmuesi më i mirë në Superiore, Kyrian Nëabueze. Atje është folur për vazhdimësinë e kampionatit dhe jetën në Shqipëri në përgjithësi, e cila në fakt nuk është se e ngroh shumë, por shprehet: “Nuk është aq keq”. Gjithashtu Nëabueze ka kërkuar që të largohet nga Shqipëria në këto kohë, por nuk ka mundur për shkakun e mbylljes së kufijve.

“Shqipëria nuk është keq, Amerika është shumë e madhe. Nuk është se mund të kesh shumë mundësi për të kaluar kohën këtu, por është e përgjitshmja është mirë. Kam tentuar të iki këto kohë, por nuk e kapa dot avionin e fundit dhe ngela këtu. Kjo është një kohë reflektimi te ne, ndërsa në Amerikë nuk po tregohen kaq të rreptë me masat. Çfarë më mungon më shumë nga Amerika? Ngrohtësia dhe gatimi i mamasë, ndërsa këtu në Shqipëri më ka marrë malli për trafikun (qesh).

Një nga difektet më të mia deri tani është mungesa e asisteve, pra në numër më të shumtë, por po punojë më shumë në këtë drejtim. Tani shpresojmë që kjo situatë të kalojë dhe të vazhdojmë me kampionatin. Nuk kam pasur kurrë një skuadër të preferuar, por kam tre lojtarë që mundohem t’i ngjasoj dhe t’i arrijë. I pari është Ronaldinjo, pastaj Eto dhe Drogba. Të luajë për Shqipërinë? Nuk e shoh veten, është çështje krenarie te ju”, ka thënë Nëabueze. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online