“Nuk e shikoj më Kosovën”, trajneri në Kroaci: Ndjek vetëm Shqipërinë, prandaj e humba shkatërrimin e Gjermanisë

Nga Klaudio Ndreca

Lokomotiva e Zagrebit ka ndërtuar një koloni të futbollistëve shqiptarë në vitet e fundit që i ka sjell edhe suksesin. Në sezonin e shkuar kjo skuadër do të mbërrinte në vendin e dytë të kampionatit, duke qenë vetëm pas Dinamos së Zagrebit.

Ky sezoni i ri nuk ka nisur aspak mirë për këtë skuadër, që renditet mes vendeve të fundit të renditjes. Në periudhën e Kombëtareve, trajneri i Lokomotivës së Zagrebit ka ndjekur vetëm përballjet e Shqipërisë. Madje duke zgjedhur që të ndjekë ndeshjen e Shpresave tona U-21 përpara ndeshjes Spanjë-Gjermani.

“Më duhet ta pranoj që nuk e kam ndjekur ndeshjen mes Spanjës dhe Gjermanisë, në atë shkatërrim. Isha më i përqendruar te ndeshjet e Kombëtares së Shqipërisë, pasi aty kam lojtarë. Nuk po e shoh më Kosovën tani, Kastrati është larguar nga ne. Por më duhet që të shikoj shqiptarët për shkak të interesit tim. Megjithëse të rinjtë e Shqipërisë u mundën thellë nga Anglia. Kisha edhe Kallakun që është një nga lojtarët standart të Shqipërisë tani dhe shkuan në Ligën B. Sa i përket humbjes së Gjermanisë, kam parë vetëm rezultatin”, u shpreh Tomiç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *