“Nuk e pyet kush Shkurtajn”, Gjici ia pret shkurt: Mos kërko rrogë të plotë! Unë heq trajnerët, tjetri i merr dhe bëhen analista te ju

Nga Klaudio Ndreca

Presidenti i nderit i Kukësit, Safet Gjici, ka qenë i pranishëm në “Fan Zone”. Për ta nisur me temën më të prekshme me ndikimin e pandemisë në futboll. Teksa Glend Tafaj e pyet për mosdakortësinë e Shkurtajn për uljen e pagës, Gjici është i prerë në përgjigjen e tij, duke u shprehur se nuk ka asnjë dyshim të vetëm në lidhje me këtë çështje. Njëkohësisht presidenti i verilindorëve shpreh besimin se qeveria shqiptare do të ndihmojë futbollin në vazhdimësi.

“Shkurtaj nuk është dakort për reduktim të pagave? Po jo se nuk ishte dakort, se nuk do e pyesi kush Shkurtajn, pasi nuk ka pasur aktivitet dhe kjo po ndodh në klubet më të mëdha në Europë e jo më në Shqipëri. Sigurisht që nuk mund të marrin pagat e plota sepse nuk po punojnë, si mund ta kërkosh të plotë?

Futbollistët nuk mund të kërkojnë 100% të pagës kur nuk janë në punë, nuk mund të ndodhë. Unë mendoj se duhet të bien dakort të gjitha skuadrat dhe do të ketë shkurtime të pagave kur janë në shtëpi.

Edhe me Kombëtaren nuk do të ishte normale që Reja të merrte të gjithë rrogën e plotë pa asnjë ndeshje. Edhe në stadiumin e ri po vazhdohet të punohet, sigurisht që jo si dikur për shkakun e kësaj gjendje anormale, por brenda verës presim që të jetë gati.

Edhe qeveria do të shikojë punën e sportit, pavarësisht se nuk e futur në paketat deri tani, pasi janë qindra familje që mbahen, sepse dihet që në futboll del më shumë me humbje se me fitim. Besoj se ashtu si e bëri edhe Kosova që pak vite si shtet dhe dha 5 milionë euro, qeveria shqiptare do të shohë problemin e futbollit.

Federata me ndihmën e saj po i dërgon lekët direkt në llogarinë e lojtarëve dhe stafit, jo në llogarinë e klubit. Kampionati duhet të mbyllet në fushë. Ne jemi ende në garë për titullin kampion, mbetet ende aty dhe ne duhet ta fitojmë në fushë.

Kujt i ngjan Kukësi? Vetëm Kukësit! Ne kemi bërë suksese në Europë dhe nuk do të ndalim derisa të shkojmë në grupet e “Europa League” apo “Champions League”. Nuk ka vonesa në pagesa, futbollistët që iu shkruajnë juve, e di shumë mirë sesi e bëjnë. Ne kemi qenë shumë korrekt dhe nuk i kemi vonuar kurrë. Për asnjë trajner të shkarkuar nuk jam penduar. Edhe kur i kam rimarrë disa, e kam bërë se nuk kemi pasur tjetër.

Ju shihni shembullin e Tiranës, që vjen trajneri i portierëve dhe e dërgon skuadrën këtu ku është, duke bërë shumë më mirë sesa ata që ne i quajmë profesora. Realisht trajnera nuk ka Shqipëria, e heq unë, e merr tjetri, vijnë te ju bëjnë ca analiza të bukura pastaj”, ka thënë Gjici. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online