“Nuk e pashë golin tim dhe as babain që zihej”! Adrion Pajaziti tregon si lojtari i Rumanisë U-21 u shokua kur Shqipëria e përmbysi nga 0-2 në 3-2: Mbeti pa fjalë

Ne e kemi thënë prej kohësh, Adrion Pajaziti është super talenti i madh i Shqipërisë U-21 që po i vjen Kombëtares A. Ky lojtar është pjesë e të rinjëve të Fulham, U-23, por mënyra sesi e kontroll topin, idetë që ka për të pasuar dhe goditjet nga distanca, janë të një kalibri tjetër. Një lojtar i tillë nuk ka sesi të kalojë pa vëmendjen e trajnerit Silvinjo. Në një intervistë për programin e ri të Sport Ekspres, Koha Shtesë, Adrion Pajaziti tregoi edhe takimin që kishte me Silvinjon dhe presidentin e FSHF, Armand Duka. (Shiko videon më poshtë)

“Silvinjo dhe Shqipëria A? Të them të drejtën, e kam takuar Silvinjon, Zabaletën dhe presidentin e FSHF, Armand Duka. Ata kanë qenë në Londër para disa muajsh dhe më kanë thirrur mua dhe babain. Jemi takuar, kemi folur së bashku. Më kanë përgëzuar dhe më kanë thënë që vetëm të punojë pasi nuk jam larg kalimit te Kombëtarja A. Tani duhet që të fillojë të luajë në futbollin profesionist, jo te moshat dhe më pas do të vijë momenti im. E di që nuk do të jetë e vështirë që të luajë mirë te Shqipëria A pasi kur luan me lojtarët e nivelit të lartë është e thjeshtë, kemi lojtarë cilësorë, përshëmbull Asllani ishte në finalen e Champions League. Kur ke lojtarë të këtij kalibri ata dinë çdo detaj, të japin topin në këmbën e mirë dhe në kohën e duhur.

Kryesorja është që ne fituam kundër Rumanisë. Por të jem i sinqertë, nuk e kam parë fare se çfarë ndodhi me babain. Madje u çudita edhe që kisha hequr fanellën e Shqipërisë te momenti i golit, nuk jam ai tipi që heq fanellën. Por emocionet ishin aq të mëdha, fanellën e hoqa dhe pashë të gjithë lojtarët që hipën te mua të festonin. Pastaj kur ktheva kokën, shikoj babin që vjen të më përqafoj. Por nuk e pashë fare që u grind me stjuardët. Kur mora telefonin që mbaroi ndeshja, atëherë e pashë se çfarë kishte ndodhur, po më dërgonin videot e babait. Isha edhe krenar për babain, e përgëzoja dhe pak isha i turpëruar (qesh). Nuk e pashë dot as topin në rrjetë, kisha mbrojtësin përpara që ma kishte bllokuar gjithë pamjen. E kuptova që topi shkoi në gol vetëm kur pashë tifozët dhe shokët e ekipit që po vinin drejt meje.

Fitorja kundër Rumanisë U-21? Medon Berisha kishte një shok te rumunët, ka një shok ekipi që kishte luajtur me të te Lecce. Ai ka folur me të dhe rumuni ishte komplet i shokuar sesi Shqipëria e përmbysi, nuk e prisnin fare. Ata ishin më të freskët kishin 10 ditë në stërvitje, ne kishim 2 ndeshje dhe udhëtimi i përfshirë, na kishin analizuar mirë dhe na i bllokuan hapësirat. Kur shkuam 2-0 u mendua lojë e humbur, por të rrok zemra e harron lodhjen. Shënuam edhe 3 gola shumë të mirë me cilësi të mirë, shikoni golat prapë, ishin të tre me shumë cilësi. Ne nuk jemi më vetëm ekip që luajmë si grup dhe që nuk ka asnjë cilësi, lojtarët tanë kanë cilësi në individualitete tani. Rumunët ishin komplet të befasuar sesi u përmbysën nga Shqipëria, mbetën pa fjalë”, tha Pajaziti. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online