Franca ka mposhtur me rezultin 4-1 Shqipërinë mbrëmjen e djeshme, duke u ngjitur sërish në krye të renditjes së grupit. Francezët nuk e kanë pasur të vështirë të shënonin në portën tonë, madje shpërdoruan edhe një penallti në minutën e 36 të takimit.
Ishte pikërisht Grizman, një nga lojtarët më i rrezikshëm në radhët e “gjelave”, që ka goditur traun e portës nga pika e bardhë e 11 metërshit. Hera e fundit që sulmuesi francez nuk ka arritur të kthejë në gol një 11 metërsh, i përket shkurtit të 2017-ës, në një ndeshje kundër ekipit të Levantes.
Ndërkohë, futbollisti ka thënë se nuk e dinte përse e humbi atë rast, madje në menyrë ironike ka fajësuar gruan e tij.
“Nuk e di, nuk e di. Me siguri sepse gruaja ime nuk e ka parë ndeshjen”, u shpreh Grizman.
Edhe pse shikueshmëria ka qenë mjaft e lartë në këtë takim, ku rreth 80000 tifozë e kanë parë nga shkallët e stadiumit, si dhe sipas raportimeve në mediat franceze afërsisht 5 milionë njerëz e kanë ndjekur sfidën në television, me sa duket bashkëshortja e Grizman ka vendosur të bëjë të kundërtën dhe ka zgjedhur të mos e shohë këtë ndeshje. /Sport Ekspres/