Edon Zhegrova dhe Eros Grezda janë dy futbollistët shqiptarë që premtojnë shumë për të ardhmen nëse bazohemi te aftësitë që zotërojnë, por nuk i kanë marrë ende asgjë karrierës së tyre. Pavarësisht faktit se kanë prezantuar klube të njohura në Europë, por pa lënë gjurmë.
Problemi ishte i njëjti: “Rrjetet sociale”. Por nëse Eros Grezda reflektoi dhe e mbylli për disa kohë profilin e tij në “Instagram”, për t’iu përkushtuar vetëm fushës së blertë, kjo nuk ndodhë me Zhegrovën. Ky i fundit kërkon që ndjekësit e tij ta shohin edhe në “Snapchat”. Kjo shkon përtej jetës personale së lojtarëve, pasi Zhegrova ka qenë më i dobëti në përballjen mes Kosovës dhe Çekisë, duke e detyruar trajnerin Shaland që ta zëvendësojë nga fusha e blertë. Një reflektim duhet të vijë edhe nga sulmuesi i Bazelit, për t’u rikthyer në vendin që i takon sa është ende në kohë. /Sport Ekspres/