Në mesjavë janë rikthyer sërish ndeshjet e Superiores. Aktualisht janë duke u luajtur takimet mes Tiranës dhe Kastriotit që ndodhet në shifrat 2-0, pa harruar edhe takimin mes Dinamos dhe Teutës që ndodhet ende me rrjeta të paprekura. I ftuar në “Sport Magazine” që moderohet nga Drilon Xhepollari ka folur edhe ish-futbollisti i Shqipërisë dhe i ekipeve si Tirana e Teuta, Ilir Alliu.
“Nuk e ndaj dot mes Tiranës dhe Teutës se kë dua më shumë, i kam histori suksesi. Këtë javë i kanë ndeshjet shumë të rëndësishme. Tirana duhet të tregojë ndaj Kastriotit për vazhdimësinë dhe Teuta duhet që të fitojë dhe mbi të gjitha, të mos pësojë. Partizani? Duhet të bëhet ekip i tëri mirë, jo me individualitet.
Partizani është në rrugë të mirë, por gjithçka do të varet ndaj Vllaznisë. Nëse thyhet në Shkodër, do të ishte goditje e rëndë. Dinamo më ka befasuar për keq. Nuk mund të fitosh një ndeshje dhe në tjetrën të pësosh 4 gola, është mungesë profesionalizmi e pastër”, u shpreh Ilir Alliu. /Sport Ekspres/