E FUNDIT/ Dinamo merr tjetër humbje dhe po shkon në zonën e rënies, autogoli i heroit Bakajt dhe fitorja e parë e Renato Arapit

Dinamo po vazhdon me rezultatet zhgënjyese në Superiore. Këtë herë kryeqytetasit kanë humbur me shifrat 0-1 ndaj Teutës së Renato Arapit, me këtë të fundit që ka marrë fitoren e parë në krye të durrsakëve.

Ndeshja nisi menjëherë në favor të durrsakëve që u afruan në të paktën dy raste me golin, por Bakaj ishte i pakalueshëm. Me nisjen e së dytë dukej se Dinamo kishte ndryshuar diçka për të rrezikuar sadopak portën e Teutës, por në goditje këndi, Bakaj bëri gabim në grushtim dhe sfera përfundoi në rrjetë.

Ky episod mjaftoi që ndeshja të vendosej me fitoren e Teutës. Dinamo kishte dëshirën për të barazuar rezultatin, por në asnjë moment nuk arriti që të rrezikonte portën e kundërshtarëve. Pas kësaj humbje, Dinamo renditet në vendin e shtatë me një ndeshje më shumë se Egnatia, e cila në rast fitore, do ta parakalonte për ta lënë në vendin e zonës së ftohtë. /Sport Ekspres/

Dinamo-Teuta 0-1 Bakaj autogol 49′

Dinamo: Bakaj; Maliqi, Sofranac, Imami, Isaevski; Demiri, Siljanovski, Samake; Ibraimi; Chinedu, Mihana

Teuta: Qirko; Idrizaj, Selmani, Ivanovic, Jackson; Aleksi, Acquah; Kallaku, L. Vila, E. Vila; Georgiev

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online