Verona do të ketë një përballje të vështirë ndaj Romës në ditën e sotme, ku rikthehen edhe njëherë takimet e Serisë A. Marash Kumbulla do të pësonte një dëmtim të rëndë në dorë gjatë takimit të fundit, duke shqetësuar jo pak drejtuesit e skuadrës.
Fatmirësisht nuk ka asgjë serioze për mbrojtësin shqiptar që do të luajë nga minuta e parë kundër Romës. Trajneri Juriç e ka vlerësuar lartë lojtarin e Shqipërisë për të treguar rëndësinë e madhe që ka krijuar në ekip.
“Më vjen keq që kemi humbur Daëidoëicz që na jep një mundësi shtesë në mbrojtje. Kemi elemente që janë lodhur shumë si Kumbulla, që nuk e ka kursyer kurrë veten e tij pavarësisht se është djalosh dhe ka shumë zëra në merkato për të. Edhe Rrahmani ka luajtur shumë ndeshje dhe është për t’u vlerësuar”, u shpreh Juric. /Sport Ekspres/