Gatuzo arriti të fitonte Kupën e Italisë duke ia dalë ndaj Juventusit, në ndeshjen e mbyllur pa gola dhe që u triumfua në ruletën ruse. Ndërkohë kjo i ka sjellë kujtime edhe tifozëve të Milanit pasi me këtë trajner u luftua deri në ndeshjen e fundit për arritjen në Champions League. Ndërkohë gazetari italian Pelegati është shprehur se kuqezinjtë bën një zgjedhje të gabuar me largimin e Gatuzos.
“Lamtumira me Milanin ishte padyshim e nxituar. Ende mbaj mend kritikat e tifozëve, veçanërisht duke shtruar disa pyetje për mënyrën e lojës. Dhe në atë rast nuk u mbrojt nga klubi. Ideja ime është që nuk e kuptuan potencialin e Gatuzos si trajner. Sot është e lehtë të flasësh pas suksesit. Por largimi i tij ka qenë një zgjedhje e nxituar, një gabim”, ka thënë Karlo Pelegati. /Sport Ekspres/