Nga Klaudio Ndreca
Kur Kristiano Ronaldo mbërriti në Seria A për të veshur fanellën e Juventusit një jehonë e madhe u dha nga mediat për yllin portugez. Jo më kot pasi bëhej fjalë për një nga futbollistët më të mirë në botë që zgjodhi t’i bashkohej elitës së Italisë.
Ndërkohë trajneri i njohur, Alberto Zakeroni, në një analizë të tij është shprehur se Ibrahimoviç i ka dhënë më shumë impakt futbollit në Itali sesa Kristiano Ronaldo. Arsyeja? Që prej ardhjes së tyre, me suedezin janë rritur më tepër talentet e rinjë të Milanit, duke pasur kështu fuqinë për të transformuar skuadrën.
“Në Itali është impakti i Ibrahimoviç për të ndryshuar skenën e futbollit më i madh se i Ronaldos. Juventusi ishte më i fortë se Milani, por me ardhjen e Ibrahimoviç janë shumë lojtarë të rinjë që po rriten që pas ardhjes së suedezit. Unë kam drejtuar shumë kampionë në karrierën time, por i vetmi peng është që nuk kam pasur mundësinë që të drejtojë Ibrahimoviç. Nuk e kuptoj se përse nuk e ka fituar kurrë një Top të Artë”, u shpreh Zakeroni. /Sport Ekspres/