Të gjithë e quajnë si “hirushen” e Italisë, por në të njëjtin mendim nuk është ish-futbollisti francez, Raymond Domenech. Atalanta po aplikon futbollin më të burkur në Serie A dhe di si të dhurojë spektakël me 94 golat e shënuar në kampionat, megjithatë ish-trajnerin e Francës nuk ka arritur ta bindë.
Domenech ka reaguar pas përfundimit të ndeshjes kundër Veronës, që përfundoi në barazim 1-1. Nëpërmjet rrjetit social “Twitter“ ish-lojtari shprehet se nuk e kupton se si Atalanta mund të jetë një shqetësim për PSG-në në Champions League. Për të mbrojtja e bergamaskëve është shumë e dobët. Një kritikë kjo që prek edhe mbrojtësin shqiptar, Berat Gjimshiti, i cili është i përhershëm në prapavijën e Atalantas.
“Pavarësisht rezultatit të ndeshjes kundër Veronës, nuk e kuptoj se si ekipi i Atalantës mund të shqetësojë PSG-në. Shumë të dobët në mbrojtje“, ka shkruar Raymond Domenech/Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Quel que soit le résultat du match contre Vérone, je ne vois pas comment cette équipe de l’Atalanta pourrait inquiéter le PSG. Trop faible défensivement.
— Raymond Domenech (@RaymondDomenech) July 18, 2020