E gjithë vëmendja ishte e përqendruar te klasikja e futbollit shqiptar në këtë javë të Superiores. Pas derbit të fituar, Tirana e Shehit hedh kandidaturën si pretedenti kryesor për titullin kampion. Bardheblutë kanë arritur që të fitojnë ndaj Vllaznisë me shifrat 0-2. Goli i parë erdhi pas pasimit fantastik të Tolit që nxori Xhixhën para portierit kundërshtar.
Një lëvizje e sulmuesit të Tiranës dhe dalje e nxituar e Zogovic bëri që Xhixha të hynte me topin në rrjetë. Ndërkohë në mesin e pjesës së dytë u mendua se ndeshja do të ndizej pasi Toli u ndëshkua me karton të kuq, me VAR që ktheu vendimin e kryesorit për kartonin e verdhë. Por ishte Taulant Seferi që mbylli historinë e ndeshjes në minutën e 80, me lojtarët shkodranë që u panë të dorëzuar. Në fund të takimit protagonsitët kanë dhënë intervitat e tyre për “Gol pas goli” në “Supersport”.
Brdariç (Vllaznia): “Mendoj se kemi fuqi për të luajtur kundër ekipeve si javën e shkuar dhe këtë javë me Tiranën. Në pjesë të lojës harruam të mbronim. Bëmë gabime të thjeshta. Kemi nënvlerësuar disa situata të ndryshme. Vendimet e marra nuk ishin të duhurat. Duhet ta analizojmë shpejt dhe ta përmirësojmë. Është e thjeshtë të thuash që çdo gjë ishte e keqe. Në momentet e duhura duhet të gjejmë pozicionet e duhura. Ka pasur shumë gabime sot. Duhet të punojmë akoma më fort që të parandalojmë këto gabime. Titulli? Kështu jo (qesh). Duhet të luajmë më mirë, qoftë në fazën sulmuese qoftë, në atë mbrojtëse. Kemi pësuar gola të thjeshtë. Duhet të punojmë shumë që të jemi më të qendrueshëm në mbrojtje. U munduam shumë sot që të gjejmë portën. Ndoshta na mungoi ai fati që duhet ndonjëherë.
Duhet të analizosh çdo ndeshje në mënyrë të veçantë. Në ndeshjet e fundit kemi humbur 4 pikë. Për fajin tonë dhe ndoshta edhe për faj të gjyqtarëve. Duhet të shikojmë veten tonë. Të punojmë sa më fortë që të rikthehemi në rrugën e duhur ku edhe ne duam të jemi. Të gjithë lojtarët që erdhën te ne nuk janë aktivizuar shumë në 1 vite e gjysmë. Pritshmëritë janë shumë të mëdha te Vllaznia. I duhet dhënë koha këtyre lojtarëve që të zhvillohen dhe të kenë mundësinë të luajnë 90 minuta me fuqi të plotë. A doni të flasim për këtë ndeshje apo për të gjithë sezonin. Analiza e Hafizit? Nuk e kuptoj këtë analizën tuaj. Nëse doni të analizojmë gjithë sezonin eja ulemi 3 orë në kafene dhe e diskutojmë. Mundt ë ndryshojmë pozicionet. Bëhu ti trajner i Vllaznisë dhe bëhem unë analist i “Supersport”-it“.
Shehi (Tirana): “Sigurisht që pas një fitoreje të tillë presidenti hyn në dhomat e zhvveshjes dhe e do gjithë skuadrën aty. Në këtë kampionat janë shumë të rëndësishme ndeshjet direkte. Skuadra funksionon si një e vetme dhe të gjithë sakrifikojnë për njëri-tjetrin. Kjo është shumë e rëndësishme dhe i vuri vulën rasti i fundit i Seferit që nuk gjuajti por zgjodhi të pasonte te Limaj.Ne duhet të përmirësohemi. Duhet të gjejmë kohën, kur duhet të mbajmë topin dhe kur duhet të gjejmë thellësinë. Kartoni i kuq? Mendimi i parë që më erdhi në mendje ishte: “Ça bën ky”? Në një situatë të tillë me shpinë nga porta mu duk e pakuptimtë, sepse e vuan skuadra. Toli është kthyer lojtar i rëndësishëm për të gjithë ne. Është dënuar ti sjelli pica gjithë skuadrës. Majkëlli është një karton në dyluftim dhe kjo tregon agresivitetin që ka edhe ai. Kjo është ajo që e kërkojmë edhe në stërvitje. Është pika e referimit e jona. Të tjerët janë kartona që mund të shmangen. Më i panevojshmi ishte ai i Tolit. Me Dinamon nuk ka rëndësinë e Partizanit por është derbi. Kur luan futboll e ke mendjen vetëm të fitosh e të festosh. Kjo punë të ndan edhe nga miqtë e nga familja.”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/