Teuta është duke u përballur me Partizanin, teksa ndeshja vazhdon me shifrat 1-3. Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në mesin e pjesës të parë të ndeshjes mes Teutës dhe Partizanit. Në një moment, mjekët e Partizanit kanë vrapuar për të shpëtuar një tifoz. Ata janë parë teksa kanë nxituar duke kaluar hekurat rrethuese të stadiumit, për të mbërritur te tifozi.
Nga ana tjetër pjesa tjetër e mbështetësve kanë menduar që të mbulojnë pamjet dhe kamerat të mos depertojnë, duke vendosur para flamurin e tyre. Ndërkohë tifozët e Partizanit kanë menduar edhe për një vepër arti gjatë pjesës së dytë, duke formuar një rreth që ngrihet në qiell. “Nuk e kisha parë ndonjëherë një gjë të tillë, me cigare po, por kështu jo”, u shpreh komentatori i Oversport, Xhihani. /Sport Ekspres/