“Nuk e ka refuzuar askush Kosovë”! Deklarata e Ademit, Emini tregon të kundërtën

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi doli në një deklaratë disa ditë më parë, ku u shpreh mes krenarisë se asnjë lojtar nuk e ka refuzuar ftesën e Kosovës. Por futbollisti i Luzernit, Lorik Emini pretendon se vitin e kaluar është ftuar nga Kosova, por e ka refuzuar.

“Në vjeshtën e kaluar më ka ftuar Challandes te Kosova A por e kam refuzuar”- tha Emini. Megjithatë, Emini u shpreh se duhet të vendosë mes Zvicrës dhe Kosovë, të cilat janë dy përfaqësuese që kërkojnë shërbimet e tij.

“Unë thjesht dua të zgjedh midis Kosovës dhe Zvicrës”- u shpreh Emini. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *